Sevilla dhe Manchester United do të përballen në Ligë të Kampionëve për të zhvilluar sfidën e eliminimit direkt.
Djajtë e Kuq kanë reaguar kur e kanë kuptuar se tifozët e skuadrës së tyre që do të udhëtojnë për në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” iu është ndryshuar çmimi i biletës, e që do të jetë 89 funta.
Politika e klubit spanjoll për bileta është cilësuar si e pa drejtë pasi që tifozët e Liverpoolit kishin paguar vetëm 54 funta, në të njëjtin stadium për ndeshjen e vlefshme të fazave të grupeve, transmeton arbresh.info.
Manchester United ka tentuar të bisedojë me Sevillan për këtë çështje por nuk ka mundur të ulë çmimin që ata e kanë vendosur.
Si përgjigje, Manchester United ka rritur çmimin e biletave për tifozët e Sevillas që do të udhëtojnë për Old Trafford, për ndeshjen e dytë. Vizitorët do të pagujnë të njëjtin çmimin që iu është kërkuar tifozëve të Manchester United.
Po ashtu, klubi anglez për t’ia lehtësuar anën financiare tifozëve të vet, duke iu dhuruar të gjithë tifozëve që kanë blerë biletën për ndeshjen që do të zhvillohet në Sevilla, nga 35 funta, që do të sjell prapë çmimin në 54 funta që kishin paguar tifozët e Liverpoolit, ndërsa pjesa e tjetër do të shkojë për bamirësi.
Gjithashtu, Manchester United ka publikuar një letër për tifozët dhe në atë letër thuhet se nuk do të lejojnë askëndë që dëmton tifozët që shikojnë ndeshjet si mysafirë. /arbresh.info/
https://twitter.com/sarm0161/status/951052763177410561?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2018%2F01%2F10%2Fmanchester-united-hit-back-sevilla-ticket-row-tit-tat-pricing-policy-7218813%2F
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...