Sulmuesi i AC Milan, Andre Silva pritet të ketë një klauzolë largimi prej plot 85 milionë euros, në kontratën që ai do të nënshkruajë me skuadrën e Sevilla në La Liga spanjolle, kur të finalizohet transferimi i tij përfundimtar nga kuqezinjtë e Italisë.
Futbollisti portugez, aktualisht është transferuar në formë huazimi te Sevilla dhe ka lënë mbresa duke shënuar plot tetë gola në 13 ndeshje. Klubi spanjoll pret të finalizojë transferimin përfundimtar për të blerë lojtarin me të drejta të plota nga ekipi milanez. Sipas “El Desmarque”, Sevilla do të shtojë një klauzolë largimi prej 85 milionë euro në kontratën me sulmuesin.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit