Sevilla ka reaguar në rrjete sociale duke i uruar fat ish trajnerit të tyre Unai Emery për rolin e tij të ri si trajner i Arsenalit.
Klubi spanjoll, të cilin Emery e drejtoi ndërmjet viteve 2013 dhe 2016, e ka uruar atë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, transmeton portali arbresh.info.
“Ne do donim t’i urojmë fat të mirë ish trajnerit tonë Unai Emery në aventurën e tij me Arsenalin”, ka shkruar klubi në La Liga.
“Shpresojmë se do të shihemi në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm”
Emery, i cili është konfirmuar sot (e mërkurë) si një pasardhës i Arsene Wengerit në Arsenal, ka fituar tri herë Evropa Ligën gjatë kohës së tij te Sevilla./arbresh.info/
https://twitter.com/SevillaFC_ENG/status/999230639059677184
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...