Skuadra nga La Liga, Sevilla është futur në garë për Xherdan Shaqirin, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle.
Bëhet e ditur se Sevilla tashmë ka kontaktuar Liverpoolin për transferimin e Shaqirit gjatë afatit kalimtar të janarit raporton koha.net
Te Sevilla e shohin Shaqirin si përforcim ideal për repartin ofensiv dhe do të bëjnë të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij.
Shaqiri 29-vjeçar, këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe ka regjistruar vetëm pesë paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe asistuar një herë.
Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Pos Sevillës, edhe skuadrat si Roma e Galatasaray po synojnë transferimin e Shaqirit në janar.
Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Stoke City kurse karrierë ka bërë edhe tek Interi, Bayerni e Baseli.
/Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...