Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ishte impresionuar nga fitorja e Napoli-t ndaj Juventus-it në finalen e Kupës së Italisë.
“Napolitanët” do përballen kundër Barcelonës në ndeshjen kthyese në “San Siro” dhe duhet të fitojnë në mënyrë që të kualifikohen ne çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku spanjoll ka thënë se Napoli është kundërshtarë i vështirë, kurse nuk i ka pëlqyer vendimi i Ligës së Kampionëve në formë final 8.
“Mendoj se formati i ri i Ligës së Kampionëve është i keq jo vetëm për Barcelonën, por për të gjithë, nëse janë dy ndeshje ka shansa më të mira për kualifikim”.
“Ne duam të luajmë në shtëpi dhe si mysafirë, por rregullat janë si janë dhe duhet të adaptohemi”.
“Napoli është kundërshtar i vështirë, luajtën mirë në finalen e Kupës së Italisë dhe gjithashtu e kishim të vështirë në ndeshjen e parë”.
“Nuk do ta kemi të lehtë, por do bëjmë më të mirën”, theksoi ai.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Napoli-t do zhvillohet me 7 ose 8 gusht në “Camp Nou”./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...