“Nëse nuk të pëlqen ajo çfarë them, ja ku e ke derën”, gazetari Adrià Albets ka zbuluar një pjesë të bisedës së Quique Setién, ish-trajner i Barcelonës që kishte me lojtarët e tij në qershor, pas rikthimit të futbollit që ishte ndaluar për shkak të pandemisë.
Megjithatë, Albets thotë se kjo erdhi me shaka, dhe Lionel Messi gjithashtu e mori në atë mënyrë, transmeton AS.
Sido që të jetë, Setien e pranon e ka bërë gabime të shumta te Barça, duke mos qenë vetvetja.
“Mendoj se Messi është më i miri i të gjitha kohërave. Ka pasur lojtarë të tjerë të shkëlqyer, por vazhdimësia që ky djalë ka pasur ndër vite nuk është përsëritur nga askush. Unë i thashë një ditë që kisha pritur 15 vite për Barcelonën. Leo është i vështirë për t’u menaxhuar. Kush jam unë që ta ndryshoj. Nëse e kanë pranuar ashtu siç është prej vitesh dhe nuk e kanë ndryshuar… Te Barça nuk kam qenë vetvetja, ky është realiteti. Kur firmosni për një klub si Barcelona ju e dini që gjërat nuk do të jenë të lehta, pavarësisht se mund të kesh lojtarët më të mirë në botë. Realiteti është se nuk mund të isha unë dhe nuk e kam bërë atë që duhet të bëja. Është e vërtetë që mund të kisha marrë vendime drastike, por nuk do të rregullonin asgjë në një kohë të shkurtër”, deklaroi ai mes tjerash.
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...