Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e ka pranuar se Lionel Messi ka nevojë të pushojë por klub nuk ishte në gjendje ta pushonte për ndeshjen e së shtunës mbrëma kundër Real Valladolidit, të cilën mezi e fitoi 1:0.
Arturo Vidal e shënoi golin vendimtar në minutën e 15-të, falë asistit nga Messi, i cili ishte i 20-ti këtë sezon për argjentinasin, transmeton Gazeta Express.
Megjithëse e mbizotëroi posedimin e topit, skuadra e Setien vuajti për ta siguruar fitoren dhe Messi u detyrua të luante 90 të plotë.
Meqë Barcelona është ende në luftë për titull në La Liga edhe pse ngel prapa Real Madridit në renditje, trajneri i saj e pranon se, edhe pse Messit i duhet të pushojë, ndeshjet si ajo kundër Valladolidit nuk janë të duhurat për ta flijuar atë.
“Natyrisht”, tha Setien në konferencë për media pas ndeshjes kur u pyet se a pa pasur nevojë për pushim Messi.
“E kam thënë edhe më parë, ama rezultati sonte ishte shumë i ngushtë”, shtoi ai.
“Sikur të kishim shënuar më shumë gola në pjesën e parë, mbase do të kishim pushuar më shumë lojtarë. Ekipi u lodh” theksoi ai.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...