Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka konfirmuar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është në kushte fizike të mira.
Argjentinasi nuk është stërvitur në ditët e fundit dhe kishte raportime se mund të mungojë në rifillimin e La Liga-s, pra në vikend kundër Mallorca-s, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku spanjoll ka konfirmuar se argjentinasi është mirë dhe nuk ka ndonjë problem seriozë.
“Nuk është vetëm Messi, as lojtarët e tjerë nuk janë stërvitur sepse kishin disa probleme”.
“Mendoj se Leo është mirë dhe nuk do këtë probleme. Është e njëjta për të gjithë lojtarët. Do shohim si do shkojë liga dhe çfarë do ndodh”.
“Kemi shumë ndeshje dhe skuadër të vogël. Gjithmonë dua ta kem Messi-n në fushë, sigurisht”, deklaroi ai.
Barcelona prinë në tabelë me 59 pikë, dy më shumë se rivali i përjetshëm Real Madrid-i./arbresh.info.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...