Ish-trajneri i Barcelonës, Quique Setien, do ta padisë klubin katalonas për shkelje të kontratës, pasi që këmbëngul se klubi nuk ia ka paguar atij shumën e dakorduar që nga shkarkimi i tij në verë.
Setien u shkarkua pas eliminimit në Ligën e Kampionëve në mënyre të tmerrshme nga Bayern Munich.
Ish-trajneri i katalonasve nuk është i kënaqur më shumën që Barcelona i pagoi atij si kompensim dhe ai është i gatshëm të shkojë deri në fund në një betejë ligjore.
Ndihmësit e Setien, Eder Sarabia, Fran Soto dhe Jon Pascua kanë arritur marrëveshjet e tyre përkatëse me klubin, por ata ishin pjese e listës së pagave deri më 6 nëntor.
Barça po përballet me një situatë të vështirë financiare për momentin dhe kjo është vetëm goditja e fundit në llogarit e tyre.
Por, lajmi i mirë është se klubi sapo ka arritur marrëveshje me stafin dhe lojtarët për të ulur pagat, deri në 172 milionë euro./Gazeta Express/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit