Skuadrat e Serie C mund të mos i mbijetojnë krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.
Diskutime të shumta në Itali kanë filluar rreth asaj se çfarë do të ndodhë pas me skuadrat e nivelit më të ulët sesa Serie B.
Nga Serie C kërkojnë që pagat e yjeve të Serie A të përdoren për të ndihmuar mbijetesen e këtij niveli të futbollit në Itali.
Drejtuesit e kësaj lige thonë se një 10% i reduktimit në paga nga yjet e Serie A, do t’i ndihmonte Serie C që të mbijetonte, përcjell lajmi.net.
Por, jo të gjithë lojtarët e Serie A dhe Serie B fitojnë paga të majme. Si do të aplikohej një propozim i tillë?
Lojtarët që fitojnë më pak se 300 mijë euro në sezon, do të liroheshin nga ky obligim. Duhet shtuar fakti se Asociacioni i Lojtarëve nuk janë aq entuziastë sa i përket kësaj ideje.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...