Google ADS

Serie A bëhet me president të ri më në fund

09:37 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Gaetano Micciche është zgjedhur presidenti i ri i Federatës së futbollit italian, pasi u përkrah nga të gjitha klubet elitare.

Serie A ka qenë pa president për më shumë se një vit, pasi Maurizio Beretta dha dorëheqje në mars të vitit 2017.

Në 12 muajt pasues përpjekjet e panumërta për ta zgjedhur presidentin e ri patën dështuar, së pari me ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio dhe pastaj presidentin e Komitetit Kombëtar Olimpik të Italisë, Giovanni Malago, që ishin detyruar të merrnin rolin e presidentit në detyrë të Serie A. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme