Ministri italian i sportit, Vicenzo Spadafora, është optimist për vazhdimin e Serie A.
Lojtarët janë rikthyer në qendrat stërvitore pas dy muajsh, dhe nga e hënë do të fillojnë stërvitjet në grup, me vendimin përfundimtar që do të merret më 28 maj.
Ka optimizëm të madh për vazhdimin e sezonit, sidomos pas arritjes së marrëveshjes për protokollin me komitetit shkencor dhe FIGC.
“Unë jam optimist. Futbolli nuk mund të ndalet nëse gjithçka tjetër kthehet në jetë. Është pasioni dhe jeta e gjithë italianëve. Unë as që dua të imagjinoj se ku do të ishim pa futboll. Ne kemi lëshuar një protokoll që lejon stërvitjen në grup, shpresoj se Serie A do të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Spadafora, përcjell lajmi.net.
Protokolli i më hershëm parashihet izolim të gjithë skuadrës nëse njëri prej futbollistëve del pozitiv, por me marrëveshjen e re, në izolim do të shkojë vetëm lojtari që është prekur nga koronavirus.
“Nëse gjatë stërvitjes ndodh një rast me koronavirus, lojtari duhet të largohet urgjent në izolim”, ka deklaruar Spadafora.
“I gjithë ekipi do të shkojë për testim menjëherë, testime do të ketë çdo 48 orë për 14 ditët e ardhshme”.
“Klubet duhet të sigurojnë një listë të personave që mund të marrin pjesë në stërvitje”./Lajmi.net
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...