Shtatë futbollistë që luajnë në Serie A do të marrin pjesë në finalen e Kampionatit Botëror ndërmjet Francës dhe Kroacisë të dielën.
Këtë mbrëmje (e mërkurë), Kroacia mposhti me rezultat 2 me 1 Anglinë në vazhdime për të shkruar historinë duke siguruar pjesëmarrjen në finale për herë të parë, transmeton portali arbresh.info.
Figurat nga Serie A ishin vendimtarë pasi anësori i Interit, Ivan Perisic, shënoi golin e barazuar para se sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, të shënonte në fund golin e fitores.
Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, Milani Badelji i Fiorentinas, Marko Pjaca i Juventusit dhe lojtari i transferuar së fundmi nga AC Milani, Ivan Strinic, janë gjithashtu në skuadrën e Kroacisë.
Pjesë e tyre mund të ishte edhe një tjetër, sulmuesi Nikola Kalinic i Milanit, por lojtari është dërguar në shtëpi pas refuzimit për të hyrë në fushë nga bankina në ndeshjet e para të turneut.
Franca ka vetëm një lojtar reprezentues të Serie A-së te skuadra e tyre, bëhet fjalë për mesfushorin Blaise Matuidi të Juventusit./arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...