Alessandro Del Piero e pranon, edhe pse dhimbje, se futbolli italian nuk është më tërheqës si më parë. Legjenda e Juventusit theksoi në një prononcim për Corriere della Sera se Serie A është bërë e mërzitshme.
“Të dhënat janë të qarta. Futbolli në Itali është bërë i mërzitshëm, sepse niveli ka rënë në krahasim me të kaluarën. Këtu vinin të luanin më të fortët dhe lojtarët më të mirë.
Të gjithë donin të garonin në Serie A, por tani lojtarët më të mirë zgjedhin të luajnë në Premier League, La Liga, madje edhe në Gjermani e Francë. Ndërsa në Itali nuk vijnë më.
Ndryshe nga këtu në Angli futbolli nuk është aspak i mërzitshëm”, theksoi ish-kapiteni i bardhezinjve të Juventusit.
Del Piero luajti 19 sezone radhazi me “Zonjën”, gjatë së cilave fitoi 17 trofe. Me kombëtaren italiane realizoi ëndrrën për t’u shpallur kampion bote në Gjermani 2006./ss
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...