Google ADS

Serie A do ta nisë edhe sezonin e ri pa tifozë

09:40 | 5 Gusht 2020
A. B.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, thotë se se Federata është e shqetësuar për nisjen e sezonit të ri të Serisë A dhe nuk mendon se tifozët do të kthehen në stadiume më 19 shtator.

Serie A i konfirmoi datat për sezonin e ardhshëm 2020/21 të hënën, duke bërë të ditur se sezoni i ri do të nisë më 19 shtator dhe do të mbyllet më 23 maj të vitit 2021.

Këshilli Federal i Federatës së Futbollit të Italisë mbajti takim të martën për të diskutuar më shumë lidhur me nisjen e këtij sezoni të ri, ndërsa presidenti Gravina tregoi çfarë u diskutua më vonë.

“Ne kemi punuar shumë në këto ditët e fundit për krijimin e një protokoll si bazë për nisjen e sezonit të ri”, tha Gravina.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, por në të njëjtën kohë jemi të përkushtuar në propozimin e zgjidhjeve për autoritetet tona, direkt ose indirekt përmes Komitetit Shkencor dhe Teknik”.

“Ne jemi të sigurt se ne do t’i rihapim stadiumet nëse e lejon situata shëndetësore këtë, por më duket tejet optimiste ta mendojmë këtë qysh nga dita e parë”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm