Real Madrid ka hyrë në një seri negative prej katër ndeshjeve pa fitore.
Kur kjo ndodh tek ekipet e mëdha, normalisht se vëmendja e mediave kthehet nga ta dhe presioni rritet.
Pas shumë komenteve dhe kritikave edhe në drejtim të trajnerit Lopetegui, ka reaguar mesfushori gjerman Toni Kroos.
Në një postim në “Twitter” ai ka shkruar:
“ Dy javë me ndeshje dhe rezultate dëshpëruese. Gjithashtu mungesë e fatit. Kemi merituar më shumë pikë sepse nuk kemi luajtur aq keq, por është si është. Kemi kaluar në këso situatash edhe vitet e kaluara. Do të jetë sfidë e madhe të ngrihemi përsëri. Hala Madrid!”
Gjermani duket optimist për pjesën e mbetur të sezonit.
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...