Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Sergio Reguilon thotë se është përmirësuar që nga ardhja nga Real Madrid mbi 18 muaj më parë.
Reguilon ndjen se është më i fortë për vendimin e tij.
“Mendoj të marr vendim për të ardhur këtu në Premier League, për të luftuar për t’u bërë një lojtar më i mirë, sepse nuk është e lehtë të lini familjen tuaj, miqtë tuaj, të dashurën tuaj në Spanjë dhe të vini këtu për një ëndërr, kjo është sfida ishme e madhe”, tha ai.
“Dua t’u tregoj të gjithë njerëzve se mund të luaj në Premier League, për mua kjo ishte gjithashtu e rëndësishme dhe tani jam shumë i lumtur këtu”.
Reguilon gjithashtu pranoi se ai nuk priste që stadium i Tottenham Hotspur të ishte aq i pabesushëm sa ai e di tani.
“Pritjet e mia ishin të mëdha, por kur mbërrita, pritshmëritë e mia u shuan dhe tani jam më shumë se të larta”.
“Këtë vit po mësoj të qëndrojë i qetë. Jam një person shumë emocional ndonjëherë në futboll dhe gjithashtu në jetën time private”.
“Më duhet ta kontrolloj veten dhe të dhem ‘Sergio, relaksohu ndonjëherë. Merre jetën me më shumë qetësi”, përfundoi ai./Arbresh.info
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation