Google ADS

Sergio Ramos zyrtarisht lojtari më i pistë në Ligë të Kampionëve

18:43 | 7 Mars 2018
Arbresh Info

Sergio Ramos ka marr një reputacion të padëshiruar në futboll.

Kapiteni i Real Madridit është zyrtarisht lojtari më i pistë në histori të Ligës së Kampionëve për shkak se është ndëshkuar me kartonë të verdhë më shumë se çdo lojtarë tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Ramos ishte baras me legjendën e Manchester United, Paul Scholes, me gjithsej 36 kartonë në këtë kompeticion, por tejkaloi atë shifër mbrëmjen e së martës pas ndëshkimit nga gjyqtari Felix Brych kundër PSG-së.

Ndërhyrja e palejuar ndaj argjentinasit Javier Pastgore bëri që Ramos të përballet me pamjen tashmë të njohur të një gjyqtari që fut dorën në xhepin e tij për t’i shfaqur kartonin.

Spanjolli tani ka në përgjithësi 37 kartonë, përfshirë ato ndëshkime tri herë me karton të keq.

Thyerja e këtyre rekordeve nuk është diçka e re për ish lojtarin e Sevillas, i cili udhëheq edhe në La Liga për numrin e madh të ndëshkimeve – gjithsej 15./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme