Sergio Ramos u paraqit në konferencë për shtyp pas fitores së sontme ndaj Bayernit dhe analizoi në përgjithësi ndeshjen.
“E vërteta është se e dinim se cfarë do të na gjente, Championsi e ka këtë, ishte një stadium madhështor dhe një ndeshje e madhe. Pavarësisht se kemi shënuar dy gola, ekipi ka qenë solid, u mbrojtë mirë. Njerëzit prisnin të fitojmë 0-3 por do të ishte e vështirë kjo, tani duhet t’a përfundojmë në shtëpi, nuk kemi bërë ende asgjë, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të kemi respekt maksimal për Bayernin, potencoi kapiteni i Real Madridit.
.Më vështirë se në sezonin e kaluar:
“Ata shkonin për fitore dhe përfituam kur ishte rezultati 1-1, duke u mbrojtur mirë dhe e dimë se si ta vrasim ndeshjen kundër. Duhet të mësojmë nga këto gjëra që na bëjnë madhështor”, vazhdoi më tutje.
“Asensio është një lojtar kyc për ne, kushdo inkuadrohet nga stoli luan mirë, duan të kontribojnë në grup dhe kjo është një nga gjërat që do të na lejojë t’i përmbushim objektivat tona”, përfundoi Ramos.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...