Google ADS

Sergio Ramos shfaq aftësitë në Spanjë gjatë stërvitjeve

08:36 | 6 Shtator 2019
Arbresh Info

Sergio Ramos është i njohur si një mbrojtës i klasit botëror, por ylli i Real Madridit dhe Spanjës ka shfaqur se mund të bëjë edhe disa lëvizje interesante me topin gjithashtu.

33-vjeçari shënoi nga pika e bardhë në fitoren 2 me 1 të Spanjës ndaj Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 mbrëmjen e së enjtes, transmeton portali arbresh.info.

Fitorja i siguroi Spanjës qëndrimin në krye të Grupit F pasi tashmë ka fituar të gjitha pesë ndeshjet në kuadër të kualifikimeve dhe ishte një mbrëmje pozitive për ata teksa Suedia rriti shpresat për të siguruar një vend në turneun e ardhshëm.

Ashtu siç mund të shihni në videon më poshtë, disa nga lojtarët spanjollë ishin duke shijuar kohën së bashku gjatë stërvitjeve para ndeshjes duke vendosur për të shfaqur disa nga aftësitë e tyre më të mira.

Ramos ishte i përfshirë gjithashtu dhe shfaqi kontrollin fantastik me topin në dy raste./arbresh.info/

https://twitter.com/ESPNFC/status/1169784888909860867

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme