Qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, do të mungojë në ndeshjen e radhës të Paris Saint-Germain, e cila është në kuadër të Ligës së parë të Francës.
Sipas “AS”, 35-vjeçari në ndeshjen e kaluar ka luajtur plot 90 minuta, andaj trajneri i PSG-së ka vendosur që ta pushoj lojtarin në ndeshjen e radhës.
“Ramos ishte shumë i lumtur. 15 minutat e fundit ishin të vështira. Ai është më i lodhur nga Normalisht është një kohë e gjatë pa luajtur. Ne do të shohim nesër nëse ai është i përfshirë apo jo në lojë”- ka thënë Pochettino.
Sergio Ramos ka qenë jashtë fushave të gjelbërta afërsisht gjashtë muaj përshkak të lëndimeve të një pas njëshme.
Në paraqitjen e tij ndaj Saint-Etienne, është treguar mjaftë në formë ku është komentuar forma e tij e mirë.
Spanjolli është transferuar nga Real Madrid në drejtim të Paris Saint-Germain me klauzolë zero, pasi i është përfunduar kontrata e tij me klubin spanjoll. /arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...