Sergio Ramos ka thyer heshtjen e tij pas operacionit të meniskut në gjurin e majtë.
Kapiteni i Madridit shfrytëzoi rrjetet sociale për t’u dërguar një mesazh madridistëve në një video përmes të cilës ai zbulon se ndërhyrja kirurgjikale “ishte një rekomandim mjekësor”.
“Përshëndetje të gjithëve, tashmë jam kthyer në shtëpi. Më është dashur të operohem edhe pse askujt nuk i pëlqen të jetë në situatë të tillë. Falë Zotit gjithçka doli mirë. Ishte një rekomandim mjekësor dhe nuk kisha zgjidhje tjetër”, deklaroi Ramos.
Kapiteni i bardhë është gjithashtu shumë optimist për kthimin e tij në fushë: “Unë jam shumë i kënaqur me atë se si gjithçka ka shkuar dhe që do të përpiqem të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar ekipin sepse kemi një sezon të gjatë përpara. Unë gjithashtu dua të falënderoj Dr. Leyes dhe të gjithë ekipin e tij për trajtimin dhe punën e tyre të shkëlqyeshme gjatë operacionit”.
Ai gjithashtu falënderoi të gjithë për mbështetjen në këto ditë të vështira.
Ramos do të jetë jashtë deri në gjashtë javë. Ai do të humbasë shumë ndeshje në La Liga, si dhe sfidat në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës. /Gazeta Express/
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës