Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka deklaruar që e gjithë skuadra është prapa trajnerit Zinedine Zidane, pas eliminimit të tyre tronditës nga Kupa e Mbretit në çerekfinale ndaj Leganes.
Kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës është përjashtuar nga kompeticioni para tifozëve të tyre duke i shkaktuar atyre një tjetër dhimbje nga sezoni katastrafik, transmeton portali arbresh.info. Ramos duke folur për gazetarët pas ndeshjes reagoi shpejtë dhe mbrojti trajnerin e tyre nën presion. Ai ka theksuar se nuk është asnjë person në skuadër që duhet fajësuar.
“[Zidane] ka pasur gjithmonë besimin tonë kur ne ishim duke fituar gjithçka dhe tani ai ka gjithashtu mbështetjen e të gjithë skuadrës”, ka thënë Ramos për gazetarët.
“Zizou, ashtu si e gjithë skuadra, ishin duke u ndierë keq. Ne duhet të qëndrojmë së bashku. Ne kemi kaluar një kohë të mrekullueshme. Unë nuk jam ai që vendos nëse ai qëndron apo jo”
“Kam kaluar nëpër shumë sezone këtu [në Madrid] ku ishin tre ose katër trajner. Stabiliteti është i mirë dhe unë nuk jam këtu për akuza. E them këtë nga eksperienca ime. Por, këto vendime nuk janë për ne [lojtarët] që të merren. Ne jemi të parët që e mbështesim atë”
“Rezultatet e fundit kanë qenë të keqe, pas një periudhe të mrekullueshme, kur këto lloj rezultate vijnë është edhe më e vështirë për tu përballur me to. Ne jemi të gjithë përgjegjës, jo vetëm trajneri. Ne mund të bëjmë pak më shumë dhe kjo nuk ka ndodhur. Nuk është e vështirë, por është një dështim”
Real Madridi aktualisht qëndron 19 pikë prapa lideri në La Liga – Barcelonës./arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...