Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Santi Cazorla, është duke u përballur me një lëndim të tmerrshëm në nyjën e tij.
Cazorla nuk ka luajtur për Arsenalin që nga tetori i vitit të kaluar për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës dhe kishte shpresuar se do të ishte i gatshëm në Janar.
Por, ai ka zbuluar se është futur në operacion përsëri për të njëjtin problem edhe pse ai disa herë ishte bërë operacion në këmbën e tij të djathtë.
https://twitter.com/19SCazorla/status/935812370835955712?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F11%2F29%2Fsergio-ramos-and-alberto-moreno-show-support-for-arsenal-star-santi-cazorla-7119419%2F
Ish ylli i Villarealit këtë e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Twitter.
“Është shfaqur një problem i ri në nyjë në ditët e fundit. Është dashur të futem përsëri në operacion dhe tashmë është shtyer data e rikthimit tim. Unë do ta mbajë ëndërrën dhe motivimin për pasionin e madh që kam për futbollin”, ka shkruar ai në Twitter.
Kjo padyshim se do të jetë një problem i madh për Cazorlan por bashkëlojtari i tij në kombëtare, Sergio Ramos i ka dhënë një përkrahje të madhe.
Ylli i Real Madridit i dërguar një mesazh emocionues në Twitter.
“Miku im, futbolli është në borxh te ti, mbaje kokën lart dhe bëhu i fortë. Ne jemi me ty. Shumë mbështetje dhe një përqafim të madh për ty, vëlla”, ka shkruar Ramos.
BBC Sport raporton po ashtu edhe Juan Mata dhe Gabriel Paulista i kanë dërguar mesazhe të mbështetjes mesfushorit spanjoll. /arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë