Sergio Ramos më në fund pritet të bëjë debutimin me PSG

12:19 | 28 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Mauricio Pochettino ka emëruar formacionin e tij fillestar për takimin e Paris Saint-Germain me Saint-Etienne të dielen pasdite.

Lajmi i madh e sheh Sergio Ramosin të bëjë paraqitjen e tij të parë për klubin pas ardhjes së tij gjatë verës nga Real Madrid, duke bashkëpunuar me Maqunhos në mbrojtje.

Për shkak të një lëndimi që e la jashtë fushave që nga 27 prilli i këtij viti, Sergio Ramos nuk mundi të bënte debutimin e tij me skuadrën franceze, deri më sot.

Ndeshja mes PSG dhe Saint-Etinne do të zhvillohet në “Stade Geoffreoy Guichard” me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme