Sergio Ramos luajti tre muaj me hundë të thyer

16:54 | 19 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sergio Ramos nuk është i panjohur me lëndimet në hundë, ai ka pësuar një thyerje edhe një dekadë më të parë dhe ka luajtur tre muaj pa ndonjë operim

Kapiteni i Real Madridi është detyruar të largohet në pjesën e parë në derbin madrilen të së shtunës pas goditjes nga Lucas Hernandez që la me hundë të thyer mbrojtësin, transmeton portali arbresh.info.

Dhjetë vite më parë, një përplasje me Roy Makaayin e Bayern Munichut la Ramosin me një lëndim të ngjashëm.

Por, tri ditë pasi kishte thyer hundën tek “Bavarezët”, ish mbrojtësi i Sevillas shënoi golin e epërsisë në ‘El Clasico’ në Camp Nou./arbresh.info/

https://twitter.com/SergioRamos/status/932253732284321798

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme