Një video e derbit madrilen në Ligë të Kampionëve është bërë viral pasi zbulon se si Sergio Ramos kërkoi nga Cristiano Ronaldo të bëjë hile në gjysmëfinale.
Qëllimi i Sergio Ramosit ishte që kapiteni i Atletico Madridit, Gabi, të ndëshkohej me karton të kuq, transmeton portali arbresh.info. Ikona e Atletico Madridit kishte marrë vëmendje të madhe pas ndëshkimit me karton të verdhë në fillim të ndeshjes. Ai shkaktoi shumë faulle më pas, por arriti t’i shpëtojë një tjetër ndëshkimi.
Megjithatë, Ramos tentoi për të përgatitur shkatërrimin e tij. Pamjet më poshtë shfaqin Ramosin duke i thënë Ronaldos të shtiret sikur Gabi e goditi me bërryl për t’i dhënë atij kartonin e dytë të verdhë.
Edhe pse nuk është aspak e natyrës sportive, këtë mund ta shihni qartë në videon më poshtë./arbresh.info
https://twitter.com/ProfetaCholista/status/862690177365532672
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...