Manchester United pësoi një disfatë dëshpëruese me rezultat 2 me 1 ndaj Real Madridit mbrëmjen e kaluar në finale të UEFA Superkupës pas golave nga Casemiro dhe Isco që i siguruan trofeun e parë për sezonin 2017-18 skuadrës së Zinedine Zidanes.
Edhe pse ngushtuan epërsinë me golin nga sulmuesi Romelu Lukaku në pjesën e dytë, skuadra e Jose Mourinhos nuk mund të barazonte rezultatin megjithëse sulmuesi Marcus Rashford kishte një super shans në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Pas fishkëllimës së fundit, Mourinho ka thënë për ‘MUTV’ se skuadra e tij performoi në mënyrë të shkëlqyeshme, por disa vendime nuk shkuan sipas mënyrës së tyre.
“Mendoj se ne luajtëm shumë mirë. Ne humbëm 2 me 1, mendoj që rezultati tregon se nuk kishte dallim të madh si dhe njëra nga golat ishte nga pozita jashtë loje, kështu që me një teknologji të mirë VAR atëherë do të ishim baras 1 me 1 dhe do të shkonim në vazhdime”, tha portugezi për faqen zyrtare të klubit.
Mourinho nuk kishte frikë të thoshte mendimin e tij edhe në fushë gjithashtu.
Pamje tashmë janë shfaqur ku trajneri i Manchester United shihet duke u ankuar te zyrtari italian Gianluca Rocchi pas fishkëllimës së fundit.
Ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë, ish trajneri i Real Madridi ishte qartë i frustruar nga vendimet që ishin marrë në këtë lojë.
Por, mbani gjithashtu sytë edhe tek reagimi i Sergio Ramos derisa Mourinho po ankohej./arbresh.info
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/895281007926145024
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg