Sergio Ramos ka vendosur të transferohet në Premier Ligë

10:58 | 31 Janar 2021
Arbresh.info

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos thuhet se ka vendosur të largohet nga Real Madridi dhe të transferohet në Premier Ligë, ku favorit është Manchester Unitedi.

Qendërmbrojtësi do të largohet nga Real Madridi në verë kur edhe i skadon kontrata e tij pasi nuk ka marrëveshje rinovimi deri më tani.

Mediat e njohura raportojnë se Ramos pritet ta vazhdojë karrierën në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Sipas mediumit The Mirror, Ramos ka si favorit transferimin në Old Trafford te Manchester Unitedi.

Transferimi i njërit prej mbrojtësve më të mirë në botë këtë shekull do të vinte falas për Djajtë e Kuq.

Megjithëse, Djajtë e Kuq janë opsioni i tij i preferuar, ai nuk do të përjashtojë edhe mundësinë e transferimit te Manchester City ose Liverpooli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme