Real Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
‘Los Blancos’ ndoshta mund të jenë ndier të lehtësuar pas shortit që i vendosi ata të luajnë kundër Ajaxit, transmeton portali arbresh.info. Në letra, ata besohej se kishin shans për të mposhtur skuadrën holandeze gjatë dy ndeshjeve.
Ashtu dukej madje kur ata fituan takimin e parë në Amsterdam duke fituar 2 me 1. Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar plotësisht gjatë ndeshjes së dytë.
Pas vetëm 20 minutave lojë, ata ishin në disavantazh prej 2 me 0 pas golave nga Hakim Ziyech dhe David Neres.
Mysafirët shënuan edhe golin e tretë pas pushimeve me anë të sulmuesit serb Dusan Tadic dhe derisa kishin mbetur edhe 20 minuta, Marco Asensio i dha shpresa skuadrës së tij duke shënuar një gol. Por, Lasse Schone i dha fund shpresave të tyre me golin spektakolar vetëm dy minuta më vonë nga gjuajtja e lirë.
Pas ndeshjes, mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos padyshim se është penduar për kartonin e marrë qëllimisht në ndeshjen e parë mes tyre.
Marca raporton që Ramos ishte filmuar dokumentarin e tij me kompaninë Amazon derisa po qëndronte në bankinë duke xhiruar ndeshjen.
Kamerat ishin të drejtuara tek mbrojtësi duke filmuar reagimet e spanjollit gjatë ndeshjes.
Megjithatë, vështirë se reagimet e djeshme mund t’i shohim kur të publikohet dokumentari i tij për shkak se gjërat nuk shkuan ashtu siç u planifikuan./arbresh.info/
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...