Google ADS

Sergio Ramos i kthehet punës 8 ditë pas operacionit

09:50 | 15 Shkurt 2021
Arbresh.info

Sergio Ramos e ka nisur fazën e riaftësimit nga lëndimi në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas, vetëm tetë ditë pasi e operoi gjurin.

Kapiteni i Madridit punoi në palestër, duke bërë ushtrime aerobike, ngasje të biçikletës, zgjatje dhe një seri ushtrimesh të tjera duke ngritur peshë.

Ramosi nuk ka luajtur për skuadrën e Zinedine Zidane që një muaj, që prej humbjes 2:1 kundër Athletic Club në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

34-vjecari pritet të mungojë edhe gjashtë javë të tjera dhe kjo nënkupton se ai nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Madridit kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka kontratë me klubin vetëm deri në përfundim të këtij sezoni dhe ka mundësi të largohet në verë falas, nëse nuk arrin ujdi të re me klubin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme