Sergio Ramos i gatshëm për sfidën ndaj Shakhtar-it në Ligën e Kampionëve

17:11 | 19 Tetor 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i synon t’i rikthehet fitoreve pas humbjes befasuese ndaj Cadiz-it në La Liga.

Kapiteni Sergio Ramos, u lëndua në ndeshjen ndaj Cadiz-it, kurse pritet të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi u stërvit pa probleme dhe është optimist për ndeshjen e radhës.

Pas testimeve të bëra nga Real-i është zbuluar se dëmtimi nuk ka ndonjë lëndim serioz dhe spanjolli është shëruar shumë shpejtë.

Kujtojmë, se në shumicën e ndeshjeve kur mungoi Ramos, “Los Blancos” si edicionin e kaluar kur u eliminuan nga Ligan e Kampionëve kundër Manchester City-t.

Përballja mes Real-it dhe Shakhtar-it zhvillohet të mërkurën./arbresh.info.

Të ngjashme