Sergio Ramos i dhuron fanellën gjyqtarit të ‘El Clasicos’

09:44 | 28 Prill 2017
Arbresh Info

Është bërë gati një javë që kur Barcelona mposhti Real Madridin në ‘El Clasico’, por lajme nga ndeshja vazhdojnë ende të shfaqen.

Në 24 orët e kaluara, mediat spanjolle kanë “bombarduar” me publikimin e një storie që është konfirmuar se Sergio Ramos i ka dhuruar gjyqtarit të ndeshjes Hernandez Hernandez gjësende zyrtare të Real Madridit para ‘El Clasicos’, transmeton portali arbresh.info.

Përveç kësaj, Ramos po ashtu ka lënë një shkrim në dhuratën për gjyqtarin e ndeshjes.

Lexo më shumë: Yjet që u shkatërruan nga Lionel Messi (VIDEO)

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Real Madridi komentohet për ngjarje të tilla. Në muajin shkurt pas rikthimin 3 me 2 në fitoren ndaj Villarrealit në La Liga, presidenti i Villarrealit, Fernando Roig, ka zbuluar për media se gjyqtari i ndeshjes Jesus Gil manzano është larguar nga stadiumi me një qese që kishte logon e Real Madridit.

A ishte duke u përpjekur Sergio Ramos të bënte ryshfet para ‘El Clasicos’?

Nëse Ramos kishte këtë ndërmend atëherë plani i tij nuk ka shkuar siç është planifikuar pasi mbrojtësi i ‘Los Blancos’ u ndëshkua me karton të kuq për të 22-tën herë në karrierën e tij.

Por, e vërteta është se dhurata nga Ramos ishte shumë e dyshimtë.

Edhe pse u konfirmua që Ramos i dhuroi gjyqtarit një fanellë të Real Madridit, dhurata në të vërtet ishte për Juan Carlos Albuxechin, pronarin e hotelit ‘Sans Beach’ në Lanzarote.

Gjyqtarit Hernandez Hernandez i është kërkuar vetëm ta dërgojë atë./arbresh.info

Të ngjashme