Sergio Ramos i dërgon një paralajmërim të fortë Barçës dhe Atleticos

08:31 | 17 Gusht 2018
Arbresh Info

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i ka dërguar një paralajmërim Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Real Madridi ka pasur një verë mjaftë të trazuar deri tani me largimin e Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Zinedine Zidane nga Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo kaloi në Juventus, ndërsa Julen Lopetegui erdhi si një zëvendësues i Zidanes.

Ronaldo nuk është zëvendësuar dhe ish portieri i Chelseas – Thibaut Courtois dhe Alvaro Odriozola janë përforcimet e vetme të mëdha nga skuadra në kryeqytetin spanjoll.

Eden Hazard, Neymar dhe Kylian Mbappe janë përfolur të gjithë për transferim te ‘Los Blancos’ që ka afat deri më 31 gusht për të finalizuar marrëveshjet e mëtutjeshme.

Atletico shtoi lëndimin e tyre me disfatën që ia shkaktuan me rezultat 4 me 2 rivalëve lokal këtë javë në UEFA Superkupë. Por, Ramos beson se fituesi i Ligës së Kampionëve do të rikthehet sërish.

“Ne kemi mësuar diçka nga çdo disfatë. Ne do të arrijmë fitore përsëri”, ka shkruar Ramos në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter. “Askush nuk mund të dyshoj në këtë”

“#HalaMadrid dje, sot, nesër dhe përgjithmonë”

Karim Benzema dhe Ramos shënuan golat në disfatën 4 me 2 ndaj Atleticos, megjithëse atyre ju mungoi avantazhi që kishin vitin e kaluar me Ronaldon./arbresh.info/

https://twitter.com/SergioRamos/status/1030144292520636416

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme