Sergio Ramos fshehurazi po përgatitë largimin e Cristiano Ronaldos

16:48 | 30 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mund të detyrohet të largohet nga klubi nga kapiteni Sergio Ramos pasi raportohet se ky i fundit është duke shfrytëzuar taktika të fshehta për të izoluar atë në dhomën e zhveshjes.

Sipas gazetës spanjolle ‘Diario Gol’, Sergio Ramos udhëheq tri nga grupet kryesore në Bernabeu dhe është duke u përpjekur për të joshur anëtarët e Ronaldos brenda grupit të tij, transmeton portali arbresh.info.

Situata ndërmjet Ronaldos dhe Serigo Ramos është në tension?

Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu që Ramos është përpjekur për të izoluar reprezentuesin e Portugalisë duke fituar besimin e  dy yjeve, Gareth Bale dhe Luka Modric, pasi beson që koha e Ronaldos në klub mund të përfundoj së shpejti.

32-vjeçari nuk ka qenë në formën e tij më të mirë këtë sezon dhe ka shënuar vetëm dy gola brenda nëntë ndeshjeve në La Liga, gjë që ka ngritur pyetje gjithashtu nëse ai është drejt rënies derisa është afër ditëlindjes së tij të 33-të.

Ronaldo ka luajtur në një nivel jashtëzakonisht të lartë për një dekadë deri tani, prandaj është pak befasi që tani ai është duke vuajtur pak.

Por ende, në një klub të pamëshirshëm si Real Madridi, duket se Ramos është duke kërkuar për të përfituar nga situata në mënyrë që të përforcojë ndikimin e tij në Real Madrid./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme