Sergio Ramos ka refuzuar të flas rreth zërave për të ardhmen e Cristiano Ronaldos dhe ka ftuar atë që sqarojë situatën e tij.
Ronaldo gjatë verës së kaluar kishte kërkuar të largohej nga klubi por ishte bindur nga presidenti i klubit Florentio Perez.
Ylli portugez në këtë fillim sezoni është duke kaluar në formë të dobët dhe raportohet se ai ka vendosur të largohet nga klubi pas përfundimit të Kupës së Botës që mbahet vitin e ardhshëm dhe se është i frustruar me dështimin e klubit për ta transferuar francezin Kylian Mbappe.
“Cristiano po largohet? Pyeteni atë, unë nuk di asgjë rreth kësaj”, ishtë përgjigja e kapitenit Ramos.
Ronaldo javën e kaluar ka kritikuar bashkëlojtarët e tij për formën e dobët të klubit si dhe ka thënë se skuadrës janë duke i munguar yjet si James Rodriguez, Alvaro Morata dhe Pepe.
“Unë nuk pajtohem me Cristiano”, tha Ramos për Cadena Ser.
“Kur ne fituam dy superkupat ( Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Spanjës), askush nuk mungoi”, përfundoi Ramos.
/arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...