Njëra nga fanellat më të famshme në botë, ajo me numër 7 te Real Madridi, do t’i dhurohet një ylli të ri për sezonin e ardhshëm pas largimit të Cristiano Ronaldos në Juventus.
Sensacioni portugez, i cili iu bashkua gjigantit italian së fundmi, barti fanellën me 7 te ‘Los Blancos’ dhe e bëri atë njërën nga më të famshmet në historinë e sportit, transmeton portali arbresh.info.
Por, tani ajo do t’i dhurohet një tjetër ylli dhe Sergio Ramos e di pikërisht se kush do ta bartë atë.
‘Diario Gol’ raporton që spanjolli ka zbuluar se klubi ka ndërmend t’i dhurojë fanellën e famshme Marco Asensios, një lojtar që pritet nga të gjithë të bëhet një emër i madh te ‘Los Blancos’.
Asensio doli për herë të parë në skenë në sezonin 2016/17, megjithatë shkëlqimin më të madh e arriti në Superkupë të Spanjës kundër Barcelonës.
Asensio kishte shënuar dy gola sensacionale gjatë pjesës së dytë kundër “Blaugranëve”./arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë