Ndeshja mes Portugalisë dhe Spanjës mbrëmjen e së premtes ishte një dramë e vërtetë në Kampionatin Botëror dhe Cristiano Ronaldo ishte në qendër të saj.
Falë hat-trick’ut të shënuar nga superylli i Real Madridit, Portugalia arriti të siguroj një barazim 3 me 3 vonë gjatë ndeshjes pas supergolit të shënuar nga gjuajta e lirë, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, golin e tij të parë në atë mbrëmje ai e nxori nga pika e bardhë pas ndërhyrjes së pa lejuar te zona e penaltisë nga bashkëlojtari i tij në nivel me klub, Nacho.
Disa e shikojnë rastin sikur të ishte një përpjekje e Ronaldos për të pasur kontakt me mbrojtësin, por sidoqoftë, penaltia u akordua dhe Ronaldo më pas realizoi tri gola.
Por, Sergio Ramos e pa anën pozitive të saj dhe bëri shaka me Nachon në stërvitje, gjë të cilën mund ta shikoni në videon më poshtë, pasi ai u shtirë duke u rrëzuar para se të prekte këmbën e bashkëlojtarit të tij duke pyetur: “Sërish, Nacho?”.
David de Gea shihet duke e shijuar atë pasi filloi të qeshte në prapavijë së bashku me Lucas Vazquezin, ndërkohë që Spanja vazhdon shpresat që kjo të mos komplikoj gjërat rreth avancimit të tyre nga faza grupore.
Megjithatë, është mirë që lojtarët mund të qeshin rreth kësaj tani!/arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=slhU14txa2o
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...