Ekipi i fundit që ka fituar dy tituj radhazi në Ligë të Kampionëve ishte AC Milani gjatë viteve 1989 dhe 1990, por Sergio Ramos beson që Real Madridi mund të rishkruaj historinë me fitore ndaj Juventusit.
“Ne do të japim gjithçka për të sjell kupën në shtëpi”, tha spanjolli në konferencën për media në Cardiff, transmeton portali arbresh.info. “Ne nuk jetojmë në suksesin e të kaluarës, ne do të bëjmë gjithçka për të fituar në fushë”
Lexo edhe: Çfarë ndodhi kur Ronaldo dhe Buffon u përballën për herë të parë në vitin 2009? (VIDEO)
“Klubi jonë ka bagazhin që kërkohet për këtë. Ne kemi një atmosferë të veçantë të veçantë dhe historia jonë flet vet, gjë që nuk ka ardhur aksidentalisht”
“Ne duhet të harrojmë rekordet e klubeve të tjera. Ne duhet të mendojmë sikur është titulli i parë që ne mund të fitojmë. Ne jemi të motivuar dhe dëshirojmë të fitojmë për të dytën herë radhazi”, shtoi ai./arbresh.info
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...