Google ADS

Sergio Aguero përfshihet në një aksident me veturë

15:05 | 16 Tetor 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka qenë i përfshirë në një aksident të vogël me veturë.

Sergio Aguero ka qenë i përfshirë në një aksident të vogël para seancës stërvitore mëngjesin e sotëm (e mërkurë) në Manchester City, transmeton portali arbresh.info.

Argjentinasi ishte i nisur për në Kampusin Etihad kur vetura e tij Range Rover u përfshi në një aksident.

Fatmirësisht, sulmuesi i shpëtoi përplasjes dhe madje mori pjesë në stërvitje pa pasur nevojë për përkujdesje mjekësore.

Prezantuesi i Sky Sports News, David Gorrido ndau lajmin duke thënë:

“Ne mësojmë se ai nuk është i lënduar pas përfshirjes në një përplasje të vogël me veturë. Neve na është thënë se ka pasur përplasje mëngjesin e sotëm”, ka thënë Gorrido.

“Aksidenti është përshkruar si i vogël, por ai e ka raportuar këtë te Akademia e Futbollit City si dhe pjesa tjetër e skuadrës së Manchester Cityt dhe ne mësojmë se ai nuk ka pasur nevojë për kontroll nga stafi mjekësor”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme