Sergio Aguero është ende në spital por ka folur për herë të parë për media pas përplasjes së tmerrshme të veturës që e la me një brinjë të thyer.
Sulmuesi 29-vjeçar i Manchester Cityt ishte i përfshirë në një aksident në Amsterdam dhe pritet të jetë jashtë fushës rreth dy muaj, transmeton portali arbresh.info.
“Shoferi i taksit nuk e pa kthesën dhe rrëshqiti. Në momentin kur rrëshqiti, ne goditëm shtyllën”, tha ylli argjentinas.
“Kam thyer një brinjë, tani jam duke pushuar. Më dhemb shumë. Do të jem jashtë detyrës për një kohë të shkurtër”
Ndërkohë, trajneri Pep Guardiola ka thënë se mungesa e tij ndaj Chelseat nuk do të jetë një problem duke vendosur të gjithë fokusin në shëndetin e futbollistit./arbresh.info/
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...