Sergio Aguero: Është shumë vështirë të ‘luftojmë’ me Liverpool për titull

16:53 | 30 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka thënë se është shumë vështirë të ‘luftosh’ me Liverpool për titullin e Premierë Ligës.

Aguero u kthye nga lëndimi në ndeshjen e djeshme ndaj Sheffield United, ndeshje në të cilën arriti të shënoi golin e dytë, transmeton portali arbresh.info.

Argjentinasi ka thënë se është vështirë t’i afrohen Liverpool, por duhet të fokusohen në fitore.

“Liverpool është shumë vështirë. Duhet të fokusohemi vetëm në fitore sepse do të luajmë në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër”

Kampioni i Anglisë për momentin është në pozitën e tretë me 41 pikë, 14 me pak se Liverpool që ende nuk ka pësuar humbje në Premierë Ligë.

Ndërsa ndeshja e ardhshme për Cityn është kundër Everton të mërkurën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme