Sergi Roberto është duke humbur besimin në Barcelonë dhe është duke menduar largimin nga klubi këtë verë.
Gazeta spanjolle ‘Diario Sport‘ pohon që 25-vjeçari është i frustruar me jetën në Camp Nou dhe transferimi i Paulinhos e ka zhgënjyer edhe më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Aleix Vidal startoi si një mbrojtës i krahut të djathtë në disfatën e së dielës në Superkupë ndaj Real Madridit dhe me transferimin e Nelson Semedons nga Benfica, shanset e Robertos në mesfushë do të jenë të limituara.
Megjithatë, pavarësisht se zëvendësoi Andres Iniestan në minutën e 68′, shanset e tij për pozitë të rregullt duken të vogla me transferimin e Paulinhos derisa e Philippe Coutinho i Liverpoolit thuhet të jetë afër.
Iniesta, Busquets dhe Rakitic preferohen si treshja në mesfushë të përkrahur nga Andre Gomes dhe Denis Suarez duke lënë kështu të izoluar Roberton.
Lojtari ka një klauzolë të lëshimit prej 40 milionë euro në kontratën e tij dhe raporte të ndryshme sugjerojnë që Manchester United, Chelsea, Milani dhe Juventusi janë të gjithë të përgatitur për nënshkruar me mesfushorin./arbresh.info
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...
Parashihet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike n...