Serena Williams pësoi humbjen më të rëndë në karrierën 23-vjeçare të tenisit.
Tenistja amerikane kurrë në karrierë nuk kishte humbur me një rezultat katastrofal në ndonjë turne të madh.
Në ndeshjen e parë të turneut të WTA në San Jose, pas vetëm 50 minutave të ndeshjes, ajo humbi ndaj britanikes Johanna Kontas me rezultat 2-0, në sete 6:1 dhe 6:0.
https://twitter.com/TeamFA/status/1024556352889384960
Gjatë gjithë ndeshjes, Serena nuk kishte asnjë “break” gjersa ka bërë 25 gabime dhe ka pasur sukses vetëm 41 për qind në shërbimin e parë.
“Unë u përpoqa të mos mendoja se një lojtare e madhe është në anën tjetër të rrjetit. Thjesht ishte një ndeshje mes një lojtare të madhe dhe një më të mire të ditës së sotme. Serena nuk ishte në ditën e vete, madje as afër saj”, tha britanikja.
Theksojmë se 37-vjeçarja Serena deri më tani ka fituar në 23 turne Grand Slam dhe është konsideruar nga shumë njerëz si lojtarja më e madh në histori të tenisit.
https://twitter.com/WTA/status/1024491396491694080
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...