Google ADS

Serena Williams e para

15:19 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Tenistja amerikane Serena Williams, të hënën e ardhshme (24 prill) do të marrë kreun e renditjes botërore për femra edhe pse nuk luan asnjë ndeshje prej 3 muajsh.

Aktualisht, ajo ka 85 pikë më pak se Angelique Kerber, por në bazë të pikëzimit të WTA-së ajo të hënën do të rimarrë kryesimin që mund të zgjasë vetëm një javë, pasi Kerber ka shansin të rikthehet sërish numri 1.

Tenistja gjermane, nëse arrin të paktën gjysmëfinalet e turneut të Stuttgartit, që nis më 24 prill, do të rikthehet sërish numri 1, transmeton Telesport.

Pra, një rokadë e dyfishtë në renditjen botërore për femra, çka e bën edhe më interesante garën. Gjithsesi, e sigurt është që Serena do të rikthehet numri 1 dhe për të kjo do të jetë java e saj nr.317 në krye të renditjes botërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme