Serena Williams e konfirmon lajmin e madh

16:21 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Serena Williams do të marrë pjesë në grand slemin e Australian Open, ku do të mbrojë titullin fituar një vit më parë. 

Lajmin e ka konfirmuar vetë tenistja amerikane, që ka marrë “OK”-in nga mjekët dhe ka nisur përgatitjen për t’u rikthyer në fushë.

“Kam marrë miratimin e mjekëve dhe po stërvitem në palestër, ndërsa nga java e ardhshme do të nis të stërvitem edhe me raketën. Madje mund t’ju konfirmoj se jam regjistruar. Shpresoj të jem gati dhe të arrij një rezultat të mirë edhe pse do të jetë e vështirë”, u shpreh Serena Williams, e cila në gusht të këtij viti u bë nënë, shkraun Telesport.

Turneu i fundit ku ka luajtur është pikërisht grand slemi i Australian Open, ku vjet fitoi në finale ndaj motrës së saj Venus dhe më pas u tërhoq pasi mësoi se ishte shtatzënë. (Telesport)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme