Williams do të rikthehet në fushat e tenisit.
Një nga më të njohurat e tenisit, Serena Williams, do të kthehet në fushë për herë të parë që nga fillimi i koronavirusit, kur do të garojë në edicionin inaugurues të Top Seed Open, transmeton lajmi.net.
Ky turne zë vend në Lexington të Kentucky, dhe fillon më 10 gusht.
Në këtë turne do të shënohet ndeshja e parë e 23 herë fitueses së Grand Slam, që kur ajo ndihmoi skuadrën e SHBA të mposhte Latvian në Fec Cup, në Everett të Washington, gjatë muajit shkurt.
Lajmin për pjesëmarrjen e Serena Williams në Top Seed Open e bën të ditur ‘Reuters’.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...