Google ADS

Serbët provokojnë sërish – shfaqin hartën e Kosovës nën flamurin serb në ndeshjen Lille – Auxerre

12:14 | 9 Gusht 2022
K.B

Tifozët serbë kanë vijuar me provokime për futbollistët kosovarë.

Kësaj radhe, pikësynim ishte Edon Zhegrova të cilit iu shpalos harta e Kosovës nën flamurin serbet.

E gjitha kjo ndodhi gjatë ndeshjes Lille – Auxerre, e vlefshme për Ligue 1.

Kjo hartë shoqërohej me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, duke nënkuptuar kështu se ëndrra për një “Kosovë pjesë të Serbisë”, vijon akoma.

Siç dihet, tifozët serbë janë të njohur për provokime të tilla dhe nuk është hera e parë që promovojnë ide të tilla shoveniste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme