Juventusi si duket i ka marrë seriozisht kërkesat e Cristiano Ronaldos për ta krijuar një ekip konkurrues në Ligën e Kampionëve.
Portugezi i ka kërkuar klubit disa transfere që do ta ndihmonin atë dhe klubin në fitimin e trofeut më të çmueshëm në futbollin për klube, Ligën e Kampionëve.
Raportohet se sot Juventusi ka mbyllur marrëveshjet për transferimin e Adrien Rabiot nga klubi parisien madje me parametra zero, pasi që francezit i ka skaduar kontrata.
Rabiot do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024 me pagë 7 milionë euro në sezon dhe 10 milionë euro që do të shkojnë për agjentin e tij.
Në anën tjetër, Juve ka mbyllur edhe transferin për Matthijs de Ligt të Ajaxit, duke mposhtur konkurrencën e Parisit.
De Ligt do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024 me pagë 12 milionë euro në sezon ndërsa klauzolë lirimi 150 milionë euro.
Padyshim që me këto transfere, Juventus pritet ta ketë fjalën e fundit në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve./Reporteri
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...