Sensacioni norvegjez eklipson Messin dhe Ronaldon, Erling Braut Haaland, ka shënuar tashmë 20 gola këtë sezon

09:49 | 24 Tetor 2019
A. B.

Erling Braut Haaland thjesht nuk mund të ndalet së shënuari për momentin dhe ka bërë një arritje të madhe edhe pse është vetëm fillimi i sezonit.

19-vjeçari shënoi dy gola në humbjen 3-2 të Ligës së Kampionëve të Red Bull Salzburgut ndaj Napolit.

Me këto dy gola, sulmuesi norvegjez kap shifrën e 20-të golave këtë sezon.

Nuk është as nëntor akoma dhe Haaland ka një rekord shënimesh të golave që po i komplekson yjet e mëdha, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

https://twitter.com/Odriozolite/status/1187107960465440768?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1187107960465440768&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fsensacioni-norvegjez-eklipson-messin-dhe-ronaldon-erling-braut-haaland-ka-shenuar-tashme-20-gola-kete-sezon-dhe-eshte-vetem-tetori%2F

Haaland aktualisht është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve këtë sezon në sezonin e tij debutues pasi ka shënuar gjashtë gola në tre ndeshjet e para të grupit – mesatarisht një gol çdo 36 minuta.

Ai shënoi het-trik në debutimin e tij evropian kundër Genkut, shënoi kundër Liverpoolit në një lojë emocionuese në Anfield dhe vazhdoi me dy gola ndaj Napolit.

Në 13 ndeshje këtë sezon, ai nuk arriti të shënojë vetëm në dy – duke kontribuar më tej me pesë asistime për Salzburgun.

Ndryshe, Haland u bashkua në Salzburgun për vetëm 4,5 milionë funte në vitin 2018 dhe ekipi austriak është në linjë për të fituar një fitim të konsiderueshëm nëse ata vendosin ta shesin atë në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme